Eko Higjiena

Bogdani: De Biasi nuk do të largohet nga Shqipëria

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Erjon Bogdani, ish sulmuesi i Kombëtares, është i bindur se Gianni de Biasi do të mbetet trajneri i Kombëtares shqiptare. Gianni de Biasi do të mbetet trajneri i Kombëtares shqiptare edhe për disa vite. Për këtë është i sigurt ndihmës trajneri i italianit dhe ish sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani.

“Ukraina i ka bërë një ofertë De Biasit, mendoni se mund të joshet? Nuk e di sa e vërtetë është, por duhet të pranojmë se në futboll nuk ka gjëra të parashikueshme. Unë di të them se vetë De Biasi ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë”, ka deklaruar Bogdani për “Euro Skaner” në televizionin “Ora News”,

“Gjithashtu, nga bisedat private që unë kam pasur me De Biazin, më ka konfirmuar të njëjtën gjë. Madje më ka thënë se do të qëndrojë për të habitur të gjithë popullin shqiptar me rezultatet që do të arrijë në krye të Kombëtares”, ka theksuar ai.

HW

Sipas ish sulmuesit të Sienas, Cheivos, Livornos e Regginas De Biasi do të mbetet në ekipin kuqezi për fakti se do të përballemi me Italinë në eliminatoret e Botërorit ‘Russia 2018”.

“Shikoni, edhe kur u kthyem në Tiranë, në avion kam biseduar me De Biazin dhe kam parë një dëshirë të madhe të tij për të vazhduar me Shqipërinë. Pastaj, ne luajmë edhe kundër Italisë në eliminatoret e Botërorit”, thotë ai.

“Ai kërkon të marrë një revansh ndaj Italisë. Unë jetoj në Itali dhe mediat aty e kanë renditur si kandidaturë kryesore për të marrë Kombëtaren “Azzure”. Për fatin tonë, De Biasi do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, pasi Italia ka bërë zgjedhje tjetër”, ka shtuar Bogdani. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.