Fidanishtja

BNA: Nuk pajtohemi me këtë neglizhencë dhe mos angazhim të qeverisë ndaj qytetarëve karshi situatës së krijuar

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Ky vit, të cilin po e lëmë mbrapa, ishte një vit jo edhe aq i lehtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike si dhe duke patur parasysh mos angazhimin e mjaftueshëm dhe mos gatishmërinë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për t`i dal në ndihmë qytetarëve edhe pse gjithnjë duke u thirrur “me gojë plot” për rritje ekonomike dhe të buxhetit nga ana e tyre si kur më parë. Prandaj ne si Bashkimi për Ndryshim Anamorava nuk pajtohemi me këtë neglizhencë dhe mos angazhim të qeverisë ndaj qytetarëve karshi situatës së krijuar ka thënë Isa Agushi kryetar i BNA.

Postimi i plotë:

Te dashur qytetar të Republikës së Kosovës, anëtarë, përkrahës dhe simpatizant të Bashkimit për Ndryshim Anamorava,

Ky vit, të cilin po e lëmë mbrapa, ishte një vit jo edhe aq i lehtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike si dhe duke patur parasysh mos angazhimin e mjaftueshëm dhe mos gatishmërinë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për t`i dal në ndihmë qytetarëve edhe pse gjithnjë duke u thirrur “me gojë plot” për rritje ekonomike dhe të buxhetit nga ana e tyre si kur më parë.
Prandaj ne si Bashkimi për Ndryshim Anamorava nuk pajtohemi me këtë neglizhencë dhe mos angazhim të qeverisë ndaj qytetarëve karshi situatës së krijuar.

Mobi Casa

Të gjithë ne jemi dëshmitarë se gjendja ekonomike është shumë e rënduar, me mungesa energjetike te shumta, papunësi të madhe, pagat jashtëzakonisht të ulëta karshi inflacionit, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të ndryshëm sidomos ata shëndetësor, braktisja e institucioneve te sigurisë nga zyrtaret e saj, etj.

Tani së fundmi kemi filluar të shohim edhe fenomenet e vrasjeve dhe dhunimeve të grave dhe të të miturave e jo veç dhe shumë dukuri tjera negative në shoqërinë ton, dhe e gjithë kjo si pasojë e neglizhencës së kryerjes së detyrave nga organet dhe institucionet përgjegjëse.

Te dashur qytetar siç jeni në dijeni vendi jon së fundmi është gjithashtu duke kaluar në momente të vështira në veri te vendit. Ne mendojmë se kjo është si rrjedhojë e mos koordinimit të qeverisë ton me aleatët tanë strategjikë dhe lejimit të mundësisë që Serbia të shfrytëzoj këtë moment për destabilizim të vendit ku si pasojë jemi dëshmitarë të cenimit të sigurisë së shtetit tonë, prandaj apelojmë ndaj Qeverisë së R. së Kosovës që të koordinohet urgjentisht me aleatin tonë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dalje nga kjo situatë e rëndë e cenimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu është shqetësuese fakti se tani Gjykata Speciale ka filluar edhe dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Ne mendojmë se kjo Gjykatë po vepron në mënyrë politike dhe të njëanshme. Prandaj i bëjmë apel parlamentit të Kosovës që të gjejnë mënyra për të ndryshuar qasjen dhe veprimin e kësaj gjykate edhe atë gjithnjë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Njashtu, me këtë rast, në vigjilje te festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ju urojmë përzemërsisht të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Me respekt,
Isa Agushi
Kryetar i BNA-së