Fundamenti

Blomeyer: Asociacioni s`duhet të krijojë Republikën Serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë një asociacion me detyra komunale. Ai nuk duhet të jetë një nivel i tretë brenda shtetit dhe nuk duhet të krijojë një etnitet serb të llojit të Republikës Serbe në Bosnje – Hercegovinë. Kjo përjashtohet shprehimisht”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomayer.

Në një intervistë për Kohën Ditore, ambasadori ka bërë të qartë se për Gjermaninë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të krijojë një etnitet serb të llojit të Republikës Serbe në Bosnje – Hercegovinë.

Kjo përjashtohet shprehimisht, ka thënë ambasadori Peter Blomeyer.

Sipas tij, kryetarët e rinj nga Lista Serbe duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit dhe të sillen në përputhje me rendin dhe ligjet e Kosovës. Nëse ndonjëri prej tyre nuk do të këtë, sipas Blomeyerit, duhet të shihet çfarë duhet bërë.

Mobi Casa

Duke folur për rastin gjyqësor Drenica, Blomeyer ka potencuar se nuk ka mirëkuptim për kritikët që thonë se EULEX-i po njollos reputacionin e UÇK-së. Një shtet ligjor, sipas tij, duhet patjetër t’i sqarojë rastet e tilla, dhe se ndjekja penale kundër krimeve të luftës është edhe në interes të UÇK-së.

Sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, ai ka thënë se është plotësisht e papranueshme që ata të frikësohen, të kërcënohet apo të ndiqen. Ndërkaq postierët kundër tyre dhe presionet publike ndaj dëshmitarëve janë gjë e shpifur, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij dëshmitarët e meritojnë çdo mbrojtje, ashtu që ata të mund të japin deklarata pa iu nënshtruar asnjë lloj presioni.

Ai po ashtu ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të pranojë vende të cilat janë të ngarkuara me probleme, por kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen pas aderimit. Në këtë fazë të dialogut ai ka thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet që ta njoh shtetin e Kosovës.