Bllokut i harxhohet 127’shi

LDK-AAK-NISMA dhe VV nuk mund të thirren më në pikën 127 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi Enver Hasani ka qartësuar se vetëm Grupit më të madh parlamentar i takon e drejta e propozimit të Kryetarit të Kuvendit.
Në këtë mënyrë, ai ka hequr dilemat, në bazë të të cilave liderët e Bllokut thirreshin në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtuese sa i përket kryetarit të Kuvendit. Aty shkruan se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje në bazë të Kushtetutës.
E në bazë të Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se vetëm PDK’së i takon pozita e udhëheqësit të Kuvendit.
“ Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi duhet të propozohet nga partia, apo koalicioni më i fortë, që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të bëhet konstituimi i Parlamentit të ri të zgjedhur”, ka thënë Hasani për APA.