Bllokuesit e shtetit

Për interesa personale politike të një grupi të vogël politikanësh, Kosova është duke pësuar rëndë në proceset më të rëndësishme të saj: faza e implementimit të kushteve integruese, procesi i liberalizimit të vizave, lufta kundër korrupsionit, përgatitjet për implementimin e Gjykatës Speciale etj.
Ndërkohë, që investimet e huaja kanë marrë teposhtën, edhe ata pak investitorë nga jashtë janë duke u larguar nga vendi. Kurse vonesat në rishikim të buxhetit pritet të shkaktojnë probleme serioze në muajt në vijim./Zëri/