Uji Dea

Blloku s’mund të mblidhet nëse mbyllet seanca

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndryshe nga seanca e 17 korrikut, kur deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma vendosën që ta vazhdojnë seancën pas mbylljes së saj nga ana e kryesueses Flora Brovina, një skenar i tillë nuk pritet të ndodhë edhe në seancën e 12 shtatorit. Burime të gazetës bëjnë të ditur se nëse PDK nuk arrin ta votojë kryetarin e Kuvendit, atëherë Flora Brovina ka gjasa që sërish ta mbyllë seancën. Një veprim i tillë do të reflektonte edhe në përfundimin e ofrimit të shërbimeve nga ana e administratës së Kuvendit.

Kështu, kjo do t’i pamundësonte Bllokut që të vazhdojë seancën në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga radhët e tyre. Sipas burimeve të gazetës çdo vendim i marrë pas mbylljes së seancës nga kryesuesja do të konsiderohet jokushtetues. E gjitha, konsiderohet e bazuar edhe në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se zgjedhja e Isa Mustafës kryetar i Kuvendit ishte jolegjitime, sikundër që ishte jokushtetues edhe vazhdimi i seancës pas mbylljes së saj nga kryesuesja.

Mobi Casa

“Vazhdimi i seancës konstituive ku parashihet votimit i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mund të ndërpritet nëse nuk kalon propozimi i PDK-së zgjedhjen e kryeparlamentarit. E nëse kjo nuk ndodh, seanca do të mbyllet nga kryesuesja e seancës Flora Brovina. Dhe, me mbylljen e seancës përfundojnë edhe mbështetjet e administratës së Kuvendit”, ka thënë ky burim i gazetës…(Tribuna).