Bllokohet rruga në Stanqiq, komuna në gjumë, injoron totalisht thirrjet e banorëve

Gjilan – Rruga në Stanqiq që nga dita e martë është e bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe shembjeve të dheut. Shenasi Bajrami banor në Stanqiq thotë se këmba e Alban Hysenit nuk ka shkelur asnjëherë në këtë pjesë. Edhe pse i kemi thirr për të vepruar dhe hapur rrugën komuna e Gjilanit po na i injoron thotë Bajrami.
Reshjet e shiut që kanë ra ditëve të fundit kanë shkaktuar telashe në Stanqiq ku rruga është e bllokuar si pasojë e shembjeve të dheut.
Shenasi Bajrami banor në këtë fshat tha për rajonipress se që nga dita e martë është e bllokuar rruga në Stanqiq, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shembjeve të dheut.
Shenasi Bajrami thotë se është për tu habitur heshtja e komunës dhe e Alban Hysenit.
“Këmba e Alban Hysenit nuk ka shkelur asnjëherë në këtë pjesë të Kosovës. Edhe pse i kemi thirr për të vepruar dhe hapur rrugën komuna e Gjilanit po na i injoron totalisht” thotë Bajrami.
Bajrami tha se komuna e ka obligim ligjor që të bëjë të kalueshme rrugën nacionale e cila lidh edhe pjesën kufitare./rajonipress/