FIDANISHTJA

Bllokohet PTK-ja

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Punëtorët e Postës kanë ndërprerë punën në të gjitha zyrat e PTK’së nëpër Kosovë. Krejt kjo pasi menaxhmenti nuk po ua jep bonuset sikurse veproi me punëtorët e Valës dhe Telekomit. Sipas sindikalisteve, deri në realizmin e kërkesave nuk do të ofrohet asnjë shërbim, përveç dërgesave postare.

Prej të enjtes Post-Telekomi i Kosovës kryen vetëm shërbime postare. Të gjitha shërbimet tjera janë bllokuar në kohë të pacaktuar.

Kryesia e Sindikatës Profesionale të Postes se Kosovës, ka vendosur për ndërprerjen e punës neper të gjitha zyrat e PTK-së nëpër Kosovë, pasi menaxhmenti nuk po ua jep bonuset sikurse veproi me punëtorët e Valës dhe Telekomit.

Si pasojë, deri në realizmin e kërkesave sindikalistet thonë se nuk do të ofrohet asnjë shërbim, përveç dërgesave postare.

“Ne emër të përfaqësimit të drejtave të gjithë punonjësve të diskriminuar SPP, FS e PTK nuk është përgjegjëse, për destabilizimin e procesit te punës, andaj masat e vetme për ndërgjegjësimin e dhe eliminimin e vendimeve të gabuara të paligjshme të menaxhmentit të PTK-së, prej sot dt. 27/12/2012 ora 15:00 do të jenë ndërprerja e punës, mbyllja e zyrave të shitjes, ku për dëmet financiare përgjegjësia direkte bie mbi shkaktarët e diskriminimit të punëtorëve e që janë menaxhmenti i PTK-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga SPP.

Se çfarë do të jenë pasojat e kësaj bllokade zyrtarët e PTK-së nuk kanë dashur ta komentojnë. Ata kanë premtuar se do të dalin me një sqarim për opinion, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sekretari i kësaj sindikate, Sadri Shala, ka thënë për “Express” se kjo nënkupton që nuk do të kryhet asnjë shërbim, përveç dërgesave postare.

“Prej orës 3 sot bllokohet procesi i punës në të gjitha zyrat postare në nivel të Kosovës. Deri në realizimin e kërkesave tona, që është marrja e bonuseve për punëtorët e Postës, vazhdon bllokada”, ka thënë Shala.

GRANDEMALL

Menaxhmenti i PTK-së ditë më parë vendosi që bonuset t’i ndajë vetëm për punëtorët e Valës dhe Telekomit, por jo edhe për ata të Postës. Kjo me arsyetimin se Posta tashme është ndarë si njësi e veçantë.

Por Shala thotë se kjo është diskriminim pasi prej janarit deri në gusht Posta ka qenë pjesë e PTK-së.

“SPP ka provuar me mjete të dialogut dhe diskutimit të gjendet një zgjidhje ligjore, me qëllim të mbylljes se kësaj çështje, jemi injoruar nga Kryeshefi Ekzekutiv Ejup Qerimi dhe Bordi i PTK”, ka thënë Shala.

Zgjidhjen sindikalistet e shohin vetëm tek format e protestës.

“SPP sërish iu bënë thirrje të gjithë anëtarëve të saj, dhe Federatës Sindikale të PTK-së që të protestojmë dhe përdorim të gjitha masat sindikale përfshirë edhe bllokimin e procesit të punës prej sot duke filluar në ora 15:00 deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të kompanive tona, pasi e vetmja rruge ligjore është realizimi i të drejtës se bonusit edhe për punëtorët e PTK deri me 31 korrik 2012, e që tash janë punëtorë të njësisë se ndarë Posta e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, këto përplasje mes punëtorëve dhe menaxhmentit, po ndodhin pavarësisht faktit se Komisioni ministror për Ndërmarrje Publike ka anuluar në tërësi vendimin e menaxhmentit për bonuse. Me këtë u anulua edhe vendimi i fundit i menaxhmentit të Postë-Telekomit të Kosovës për ndarjen e bonuseve punëtorëve të operatorit “Vala” dhe ata të Telekomit. Tani e tutje, bonuset do t’u takojnë vetëm ndërmarrjeve që kanë treguar përformancë të lartë, por që paraprakisht duhet kërkesë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ky vendim erdhi pas protestave të punëtorëve të Postës, njësi kjo e ndarë tashmë nga Telekomi. Menaxhmenti i PTK-së nuk iu kishte ndarë atyre bonuse me arsyetimin se tani janë njësi e veçantë. Por, punëtorët nuk i ndalën protestat as ditën e enjte.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.