ARKATANA

Bllokohen 200 kompani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vendimi i fundit i Qeverisë për vendosjen e taksës në importin e çimentos i bllokoi 200 kompani kosovare dhe 2 mijë punëtorë i la pa punë. Të hënën, importuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria e Kosova protestuan kundër kësaj takse, të cilin e quajtën të nxituar dhe pa analizë të duhur.

Vendimi i Ministrisë së Industrisë dhe të Tregtisë, me të cilin i ngriti tarifat e importit të çimentos për 35 për qind, po del të jetë me pasoja për kompanitë kosovare. Mbi 200 sosh që një javë janë bllokuar dhe si pasojë, 2 mijë punëtorë aktualisht kanë mbetur pa punë.

Të hënën, importuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria e Kosova protestuan kundër këtij vendimi, të cilin e quajtën të nxituar dhe pa një analizë të duhur.

Importuesit kosovarë kanë kërkuar heqjen e kësaj tarife, pasi thonë se që shtatë ditë janë të bllokuara 200 firma që kanë blerë çimento në Fushë-Krujë, dhe se 2 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë.

GRANDEMALL

Në konferencën e protestës, përveç Odës Ekonomike të Kosovës dhe importuesve kosovarë, morën pjesë edhe Oda e Shqipërisë dhe drejtuesit e kompanisë nga Fushë-Kruja. Ata kundërshtuan edhe pretendimet e MTI-së se importet e çimentos nga Shqipëria po dëmtojnë prodhuesit vendorë.

Pikërisht për këtë çështje, ministrja Mimoza Kusari-Lila u kritikua si nga përfaqësuesit e biznesit, ashtu edhe nga kolegët e saj institucionalë se po e favorizon kompaninë Sharr Cem nga Hani i Elezit, duke e shkelur ligjin.

Në konferencë u tha se Sharrcemi përmbush 40 për qind të tregut, Fushë-Kruja përmbush 32 për qind, Titan Shkup përmbush 19 për qind të tregut.

Sipas kreut të Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, avancimi ekonomik duhet të jetë prioritet i prioriteteve, dhe se duhet të mbrohen interesat e të gjithëve dhe jo në mënyrë selektive. Sipas tij, vendimi i marrë nga Ministria e Tregtisë është rezultat i mungesës së dialogut paraprak dhe i marrë në mënyrë ad hoc.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.