Bllokada nuk ua shpëton kokat zyrtarëve nga Specialja
Nga konfliktet në Kuvend, përfitues pozita dhe një pjesë e opozitës
Ndërkombëtarët po përgatiten që ta pastrojnë politikën e Kosovës nga krimi
“Me këtë lojë në Parlament, sa më shumë bllokadë, aq më shumë vonohen veprimet e fillimit të hetimeve, që priten të bëhen nga Prokuroria dhe nga Gjykata Speciale, e cila pritet të fillojë punën më 2016-n, që do të sjellë një tërmet të madh politik në Kosovë”, shprehet analisti Faik Krasniqi
Pengimi i funksionimit normal të institucioneve të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, nga ana e opozitës së bashkuar, që për pretekst ka kundërshtimin e marrëveshjeve të 25 gushtit të këtij viti, sipas njohësve të rrethanave politike në vend, ka gjasa reale që të ndikojë negativisht në funksionalizimin operativ të Gjykatës Speciale.
Kjo vonesë mund të jetë në interes të disa zyrtarëve të koalicionit qeverisës, por edhe vetë opozitës, në blerje kohë të shpëtimit të përkohshëm nga Specialja. Sido që të jetë, ndërkombëtarët çdo ditë shohin, sodisin dhe janë në dijeni të plotë për të gjitha veprimet korruptive e të inkriminuara dhe parregullsive që bën ky pushtet dhe ky koalicion qeveritar, prandaj herët apo vonë ata do të ballafaqohen me drejtësinë, për të tashmen dhe të kaluarën e tyre kriminale. Nuk ka fije dyshimi se ndërkombëtarët po përgatiten që ta pastrojnë politikën e Kosovës nga krimi përmes Gjykatës Speciale, në mënyrë që t’u hapet rrugë integrimeve evropiane./kosova sot/


