UBT

Bllokada ngre çmimet

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Bllokada e importeve nga Maqedonia pritet t’i ngrejë çmimet e artikujve në tregun e Kosovës. Kështu thonë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve që importojnë nga ky shtet, një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e importeve nga shteti fqinj.

Ibrahim Bucaliu, pronar i kompanisë “Hip-Petrol”, i cili deri më tani ka qenë importues i derivateve nga Maqedonia, thotë se ndërrimi i destinacionit të importit e ka efektin e vet negativ, duke ndikuar kështu edhe në ngritjen e çmimit të derivateve.

“Kryesisht ne jemi furnizuar nga Maqedonia me benzinë dhe nëse vazhdon kjo embargo do të ndikojë në çmim, sepse do duhet të gjejmë alternativë tjetër dhe normalisht që do ketë lëvizje edhe të çmimeve”, tha Bucaliu për “Zërin”.

Bucaliu shtonë se po qe se do të gjente në ndonjë shtet tjetër derivate të naftës me çmim më të lirë, atëherë nuk do të importonte nga Maqedonia tash e 15 vjet.

“Është e vërtetë që alternativa ka gjithmonë, por ato shkojnë në dëm të konsumatorit. Megjithatë ne e përkrahim vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe pavarësisht rezultatit Kosova nuk do të mbetet as pa naftë e derivate”, tha Bucaliu, i cili tani derivatet e naftës po i importon nga Greqia.

Për dallim nga importuesit, prodhuesit vendorë i ka gëzuar lajmi për bllokimin e mallrave maqedonase në Kosovë.

Ymer Grajqevci, pronar i ndërmarrjes “Evko”, që merret me prodhime të produkteve ushqimore, thotë për “Zërin” se ky vendim i Qeverisë do të mundë të ndikojë në rritje të prodhimeve vendore, në stimulin e krijimit të vendeve të reja të punës.

“Çdo prodhim që ka ardhur prej Maqedonisë është prodhuar edhe në Kosovë. Mallrat e Maqedonisë kanë ardhur me çmime më të larta edhe aspak nuk kanë qenë më të mira se vendoret. Andaj asnjë mungesë të prodhimeve të tyre nuk ndihet në vend dhe nuk ekziston asnjë arsye që tani të rriten çmimet në treg”, tha Grajqevci.

Fundamenti

Se prodhuesit vendorë do të përfitojnë nga ky rast, thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike në vend, të cilët po ashtu nuk arsyetojnë në asnjë rast ngritjen e çmimeve në tregun e Kosovës.

Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomikë në Kosovë, thotë për “Zërin” se humbësi këtu është Maqedonia, ku vetëm për vitin 2012 janë importuar produkte në Kosovë në vlerë prej 320 milion euro.

Ndërsa nga Kosova janë eksportuar mallra në Maqedoni vetëm 17 milionë euro. “Në këtë drejtim më shumë kujdes duhet të ketë pala maqedonase se sa ajo kosovare”, u shpreh ai.

Ai shton se nuk duhet të biem pre e spekulimeve tregtare, se kinse do të ketë ngritje të çmimeve dhe të krijohet panik në treg të Kosovës, sepse, siç thotë ai, infrastruktura e krijuar mundëson dhe dëshmon se tregtia është më e shpejtë se uji, sepse gjen kanalet e veta dhe depërton.

“Nëse dikush do të përfitojë në këtë rast atëherë është Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, partnerët tjerë evropianë dhe vende tjera. Por problemi këtu është se tregtarët përdorin psikologjinë për të krijuar panik dhe krijimi i panikut rrit kërkesat e produkteve. Por kjo nuk qëndron se ka alternativa tjera nga vendet alternative që mbulojnë çdo produkt”, tha Gërxhaliu.

Njësoj mendon edhe Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit. “Ngritja e çmimeve nuk mund të ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë, për arsye se ka alternativë e mbi të gjitha janë prodhimet vendore ato që mund të mbulojnë tregun, pra këtu përfituese është ekonomia vendore”, tha Shahini.
Edhe sa i përket naftës, Shahini tha se derivatet tashmë me të madhe po hyjnë nga Shqipëria dhe nuk ka nevojë për Maqedoninë. “Humbësi këtu është vetëm Maqedonia”, shtoi ai.

Në lidhje me humbjen e tregut në Kosovë i ka kapur paniku edhe prodhuesit maqedonas. “Tregu kosovar për ne është i rëndësishëm për shkak se një pjesë të madhe të pemëve dhe të perimeve e eksportojmë në këtë treg. Bëhet fjalë për sasi të mëdha dhe do të kemi problem, gjegjësisht dyer të mbyllura në një treg që është i rëndësishëm për ne. Prandaj, u apelojmë qeverive të dy vendeve që të ulen dhe të shohin se cili është shkaku që erdhi deri te kjo situatë dhe urgjentisht të gjendet zgjidhje. Në të kundërtën, nëse edhe më tej ky treg mbetet i mbyllur për perimet tona, atëherë jo vetëm që një pjesë e perimeve të mbeten në vend, por kjo do t’i rrëzojë edhe çmimet”, citohet të ketë thënë Risto Vellkov, kryetar i Lidhjes Rajonale të Bujqve, për portalin maqedonas “Faktor”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.