Fundamenti

Bllok ndryshimeve kushtetuese për llogari të koalicionit PDK-AAK

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. PDK-ja në pushtet dhe AAK-ja në opozitë kanë ndryshuar qasjen e mëhershme dhe i janë bashkuar LVV-së në përcaktimin që presidenti të mos zgjidhet nga populli, por nga Kuvendi.

Të dyja, sipas një burimi, duan që posti i presidentit të mbetet pjesë e pazarit kur të ndajnë pushtetin mandatin e ardhshëm.

Uji Dea

Arsim Bajrami ka përmendur “kalkulimet politike” si arsye që partitë janë zmbrapsur nga qëndrimi i mëhershëm.

Teuta Sahatqija, ndërkaq, është shprehur se reforma kushtetuese do të vazhdojë konform marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli, shkruan Koha Ditore.