UBT

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.

Nga Oslo, Blinken u kërkoi krerëve të Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të ndërmarrin masa për të ulur tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

Ai tha se shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënojnë fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm.

ARKATANA

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Normalisht se ne mbështesim procesin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe Serbisë, por situata aktuale e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjen në atë drejtim”, u tha Blinken gazetarëve.

Blinken ka reaguar edhe më herët, duke kërkuar nga Kosova që të mos hyjë me forcë në objektet komunale në komunat verore.

Reagimet ndërkombëtare erdhën pas aksioneve të Policisë së Kosovës, më 26 maj, në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.