RCCOLA

Bletarët vitias furnizohen me pajisje nga komuna e Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 centrifugave elektrike dhe 20 shkrirëseve të dyllit, për bletarët vitias.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me pajisje të ndryshme me ç`rast po ua lehtëson punët e tyre të përditshme.

Uji Dea

“Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe të gjithë sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që t`i ofrojmë kushte sa më të mira në zhvillim” ka thënë Haliti.

Në anën tjetër edhe bletarët përfitues kanë falënderuar Institucionet komunale dhe Drejtorinë e Bujqësisë që në vazhdimësi po kujdesen për lehtësimin e punëve të tyre dhe në shtimin e kapaciteteve të prodhimtarisë, jo vetëm për bletarët por në të gjitha fushat bujqësore, artizanale e të tjerë. Përndryshe bletarët kanë participuar me 20%./rajonipress/