Fundamenti

Bleta Gashi synon kurorën «Miss Zürich 2013»

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dymbëdhjetë bukuroshe nga qyteti më i madh i Zvicrës, Cyrihu, synojnë kurorën «Mis Zürich 2013. Në mesin e 12 kandidatëve është edhe kandidatja shqiptare, Bleta Gashi.

Bleta ka lindur dhe është rritur në Cyrih. Ajo ka kryer një praktikë për nëpunëse, në mënyrë që në verë ta fillojë zanatin.

Balerina e pasionuar gjithmonë e ka marrë si shembull të ëmën, ngase ajo qëndron prapa saj dhe e ka motivuar si dhe e ka inkurajuar për të ecur me sukses botës së artit të bukurisë.

Nuk është çudi, por motoja e Bletës është: “Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur”.

Zeshkania me rrënjë shqiptare duket e lumtur dhe qesh shumë. Siç përshkruajnë në portretin që i bën Miss Zürich, Bleta është treguar e aftë për sfidat në jetën e saj.

UBT

Dy herë në javë bën not dhe çdo mëngjes ajo i gëzohet herët natyrës duke bërë joking.

Njeriu më i rëndësishëm në jetë për 18-vjeçaren është i ati i saj, i cili e ka mbështetur gjithmonë.

Megjithatë, së fundi, gjëra të tjera kanë përparësi për Bletën. Ajo përpara ka një sfidë, e ajo është gara për «Mis Zürich 2013». Bleta si e vogël kishte një ëndërr që të pushtojë skenën. Për tre vjet ajo ka punuar si modele. Tashmë nuk është sekrete që zeshkania simpatike do të bëjë gjithçka për të fituar garën “Miss Zürich 2013” .

Në spektaklin e 30 nëntorit me titullin “Miss Cyrih 2013” fituesja gjithashtu siguron biletën për një garë tjetër bukurie në nivel të Zvicrës, “Mis Zvicra”.

Asnjë bukuroshe nga Cyrihu nuk ka marrë kurorën e më të bukurës së Zvicrës që nga 1988./albinfo/