Uji Dea

Blerta Surroi, kulturë e traditë në keramikë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Dashuria për keramikën kishte nisur vite më parë për aktoren Blerta Syla – Surroi, nga disa workshope të keramikës, të udhëhequra nga mjeshtër me nam. Aktorja deri më tash ka marrë pjesë në ekspozita të shumta kolektive, për të hapur të hënën në mbrëmje në Muzeun Kombëtar ekspozitën e parë personale të keramikës. “Kam punuar gjatë në përgatijen e kësaj ekspozite.

Dhe ajo çfarë paraqesin këto punime janë kultura dhe tradita e lashtë shqiptare. E shkuara jonë ëshët ajo që më ka frymëzuar, histori, kulturë, art.. “. Por për ekspozitën e parë personale të keramikës, Blerta thotë se në të ka shpalosur ide që i janë grumbulluar me vite. “Kam disa vjet që merrem me artin e punimit në keramikë, por kur mbeta shtatzënë kisha shumë më shumë kohë të reflektoja e të mendoja për shumë gjëra që edhe më herët doja t’i punoja, por që obligimet e mia nuk më linin hapësirë.

Prandja të gjitha këto punime janë të punuara gjatë dy viteve të fundit, por me ide të kahershme, e të kohëpaskohe e të mbledhura me vite, të cilat më kanë shpërthyer pikërisht në dy vitet e fundit, gjatë dy shtatzënive të mia, ndoshta për shkak se kam pasur energji të madhe dhe motiv të madh”. Martesa me publicistin Veton Surroi, lindja e djalit, shtatzënia e dytë, qëndrimi afër bregdetit, larg zhurmës si dhe larg po ashtu edhe artit dramatik kanë bërë që artistja Surroi të frymëzohet edhe nga natyra, dhe nga peisazhet dhe këtë ta shfaqë në punimet prej keramike.

RCCOLA

“Gjatë njëzetekatër orëve jam ndjerë e relaksuar dhe përplot me ide për punë. Ndryshe prej keramikës që kam punuar më herët, të cilat ishin thjesht punime dekorative, punimet e ekspozitës janë shumë më të thella dhe siç e thash të motivuar nga kultura e tradita jonë e lashtë”. Ndërsa sa i përket teknikës punimet e ekspozitës janë relife dydimensionale, teknikë kjo për të cilën ajo thotë se është mjaft e vështirë për t’u punuar, por në të cilën ka gjetur veten dhe është ndjerë mjaft komode.

Blerta Syla – Surroi është e njohur si aktore e teatrit dhe televizionit, por sa ndryshon puna me keramikën me atë të artit kinematografik e dramatik, ajo thotë se për të janë krejt të ndryshme. ”Në punën e artistes së teatrit apo të filmit gjithmonë je e varur nga të tjerët, nga kolegu partner, nga regjisori, dhe nga shumë çështje të tjera që i ka puna ekipore, meqë aty punohet në ekip, ndërkaq këtu ne keramikë jam unë vetë regjisor, aktor, skenarist e çdo gjë tjetër. Prandaj këtu edhe ndjehem tërësisht origjinale. Më jep liri të madhe, prandaj më pëlqen”, ka përfunduar Blerta.(zeri)