UBT

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova ishte e ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ndau detaje për njohjen me bashkëshortin e saj, Mendim Rugovën, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit, Fisnik Juniku, Kllokoqi Rugova tregoi me humor dhe sinqeritet rreth fillimeve të marrëdhënies së tyre, duke pranuar se ata u njohën në një ambient ndryshe nga sa mund të pritej prej saj.

E pyetur nga Juniku se si e kishte takuar për herë të parë Mendimin, Blerina me shaka tha: “Kemi qenë në Bibliotekën Kombëtare, kemi qenë në një aktivitet, do të thotë ai ka qenë në tavolinën A4, unë kam qenë në tavolinën A6 edhe kemi qenë duke lexuar ‘Iliaden’…po në diskotekë po ku kam pasur të takohem zotëri, a njëmend po mendon që në bibliotekë jemi njohur a”, duke theksuar me batutë situatën e njohjes së tyre.

ARKATANA

Moderatori e pyeti më tej nëse takimet e filluara në diskotekë mund të çojnë në një marrëdhënie të suksesshme. Kllokoqi Rugova, me humor, u përgjigj: “Po more, ne jemi njohur në diskotekë dhe dy fëmijë i kemi bashkë”.

Biseda e saj e hapur dhe e qeshur në “Shok Podcast” tregoi një anë të saj të këndshme dhe spontane, ndërsa ndau momente nga jeta e saj private me audiencën, duke hedhur një dritë më të afërt mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin Mendim Rugova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.