RCCOLA

Blerim Shala mbetet koordinator

/ 1 minutë lexim

Blerim Shala do të vazhdojë të ndjehet komod si pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, edhe pse partia e tij ka kërcënuar se nuk do ta mbështesë më procesin e dialogut.

Vetëm një ditë më parë lidershipi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregoi “muskujt” se nuk do ta mbështesin më dialogun Kosovë-Serbi me arsyetimin se procesi ka degraduar.

KKGJILAN

Por, ky kërcënim i partisë së Ramush Haradinajt nuk duket të jetë me gjithë mend, derisa ky subjekt politik nuk është në gjendje që ta tërheqë nënkryetarin e saj, Blerim Shala, i cili është koordinator i bisedimeve me shtetin serb.

Vetë drejtuesit e AAK-së nuk qenë në gjendje të thonë se do të ketë largim të Shalës nga përbërja e delegacionit negociues me arsyetimin se fillimisht duhet të bëhet një rikapitulim i gjithë dialogut Kosovë-Serbi e më pastaj të vijë deri te një konkluzion i tillë. (Zëri).