ARKATANA

Blerim Maloku vazhdon realizimin e projekteve edhe me Tiranën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këngëtari tashmë i njohur gjilanas Blerim Maloku sukseset e tij në skenën muzikore ka vazhduar t`i realizojë edhe në Tiranë. Projekti i tij më i ri lidhet pikërisht me Tiranën ku edhe ka përgatitur një këngë ritmike e cila pritet të lansohet në shkurt të 2017.

Këngëtari gjilanas Blerim Maloku i cili ka një kohë të gjatë që jeton në Zvicër tashmë është bërë i njohur dhe i dashur edhe në Shqipëri. Falë suksesit që ka treguar me këngën “Sa herë” ai tashmë po kërkohet edhe në trevat shqiptare derisa është bërë i popullarizuar edhe nëpër dasma e ahengje të ndryshme.

Tash së fundit Blerim Maloku ka nisur një bashkëpunim me producentët e Tiranës që lidhet me një projekt shumë serioz dhe ambicioz. “Kam nisur bashkëpunimin edhe me Tiranën sepse ata e kanë vlerësuar kapacitetin tim dhe këngët e mija. Jam pritur mirë në Tiranë ku edhe realizova një këngë ritmike e cila shpresoj se do të pëlqehet nga publiku shqiptarë” tha Maloku.

ARKATANA

Maloku thotë se ka një bashkëpunim të mirë me të gjithë këngëtarët e njohur në diasporë dhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. “Mua më vije mirë që publiku i ka vlerësuar drejtë këngët e mija. Kjo është një pasuri e madhe dhe një motivim dhe përgjegjësi edhe më e madhe për ta avancuar karrierën time si muzikantë profesionist” thotë Maloku për rajonipress.

Ndryshe Blerim Maloku deri tani ka lansuar këngën më të re “Sa herë” me tekst e muzikë të Ilir Beranit, orkestrimi Ardian Kastrati kurse klipin Bug Producent. Maloku ndryshe ka pasur një sukses të madh me këngën “Lokali i dashurisë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.