Blerim Maloku sërish me një projekt serioz
Gjilan – Këngëtari gjilanas Blerim Maloku i cili ka një kohë të gjatë që jeton në Zvicër të shtunën ka lansuar këngën më të re “Sa herë” me tekst e muzikë të Ilir Beranit, orkestrimi Ardian Kastrati kurse klipin Bug Producent. Maloku tha se është i kënaqur si me realizimin e këngës ashtu edhe me urimet e shumta që po merr.
Këngëtari gjilanas Blerim Maloku pas suksesit të madh që pati me këngën “Lokali i dashurisë”, që nga e shtuna ai është paraqitur edhe me një projekt të ri dhe me një këngë simpatike të titulluar “Sa herë”.
Maloku tha për rajonipress se të shtunën e ka lansuar këngën e re dhe është pritur mirë nga publiku. “Përshtypjet e para janë të mira sepse kënga nga adhuruesit e mi të shumtë po pritet mirë. Kam marrë shumë urime e lavdërata dhe pres edhe vlerësimin e kritikëve të muzikës” tha Maloku.
Maloku tha se ka punuar me shumë përkushtim e dashuri në mënyrë që kënga që ka motiv të dashurisë të jetë e kapshme për publikun.
Refreni i këngës tejet goditëse: “Sa herë dielli lind..sa herë hëna ndriçon, të dua derisa të vdes, mos më çeltë pa ty asnjë mëngjes”, dëshmon më së miri seriozitetin që kanë treguar edhe Ilir Berani, e Ardian Kastrati.
Blerim Maloku kohëve të fundit ishte i pranishëm në të gjitha mediat kombëtare ku ka folur për këngët e tija dhe mbi të gjitha ka folur edhe për projektet e reja. Kënga e fundit sipas tij është edhe një mesazh para audiencës kosovare dhe asaj në diasporë se muzika e mirëfilltë ende është e gjallë dhe ajo ende kultivohet e avancohet nga këngëtarët e rinj./rajonipress/


