Fundamenti

Blerim Destani, rapsod

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Aktori Blerim Destani, megjithëse shumicën e jetës e ka kaluar mes Gjermanisë e Maqedonisë, ai mbetet i lidhur me kulturën shqiptare.

Destani, që po zhvillon karrierë ndërkombëtare, duket se pëlqen muzikën burimore shqiptare, e veçanërisht çiftelitë.
Në një fotografi të publikuar në Twitter, ai shihet me çifteli në dorë, përkrah rapsodit Osman Sefa, në një organizim që aktori e ka titulluar ”mbrëmje folklorike”.

Uji Dea

Blerimi është bërë i njohur si aktor falë roleve të tij në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”. Ai është edhe djali i një biznesmeni të fuqishëm shqiptar, dhe përveç se me aktrim,merret edhe me menaxhimin e biznesit për prodhimin e xhinseve të para shqiptare. /Indeksonline/