KKVITI

Blerim Destani ka diçka të veçantë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Aktori shqiptar Blerim Destani, ka sprovuar vehten në botën e aktrimit që në moshën 14 vjeçare, duke luajtur në filmin “Atje ku nuk lind dielli”. Prej atëherë, me rolet e realizuara, ai solli një prezencë të fuqishme në ekranet e kinemave duke e dëshmuar potencialin e tij artistik në shumë nivele.

Mes bashkepunetoreve te tij, eshte edhe regjisori maqedonas Ivo Trajkov, i cili duket se e çmon shume Destanin.

Uji Dea

Ai ka rrefyer per TCH se si eshte njohur me aktorin tetovar:”Është histori interesante, sepse jemi njohur gjatë një filmi që titullohet “Great Water”, në vitin 2002, që u shfaq nëpër kinema në vitin 2004. Ishte një bashkëpunim shumë i suksesshëm sepse filmi ishte në shumë festivale, fitoi shumë çmime, pati një kandidim zyrtar për në Oskar. Nisëm të udhëtojmë bashkë në Los Anxhelos, të takohemi më shpesh dhe të bëhemi miq. Bashkëpunimi bazohej në nivel producentësh, kështu që u bëmë miq, bashkëpunëtorë, por kurrë si regjisor e si aktor. Pas kësaj e zbulova Blerimin edhe si aktor sepse kur po përgatisja këtë projekt, kisha një film shumë të pazakontë në mendje, me skena që kanë vetëm një plan e gjëra që sjellin shumë telashe dhe kërkojnë aktorë shumë të përgatitur dhe shumë të aftë, të cilët janë vështirë të gjenden. Pastaj kuptova papritur që unë e njihja një të tillë sepse s’kisha punuar kurrë me të si aktor. E zbulova edhe një herë si aktor.”

Tutje ai ka treguar nje histori, qe perfshine Blerimin dhe aktorin e famshem Kolin Farell:”Do t’ju tregoj një histori shumë interesante e të shkurtër për Ridli Skot. Ai krijoi një shfaqje private për “Great Water”. Ridli Skot, kur po bënte “Mbretëria e Parajsës” dhe kur mori vesh se producentët do të merrnin Kolin Farellin për rolin kryesor, ai e shkatërroi zyrën nga inati sepse nuk e donte Kolin Farellin. Jam i sigurt që po ta dinte për Blerim Destanin do të ishte i lumtur. Pse nuk e pëlqeu? Blerimi ka diçka të veçantë, një sfond të thellë emocional. Kur ka rolin e të trishtuarit, është vërtet i trishtuar. Kur ka për të qarë, qan vërtet. E beson. Kur Kolin Ferell bën një aktrim, e bën në mënyrë të përkryer, por është aktrim. “/Indeksonline/