Bleona: Nuk bëhesh yll për një natë
Bleona Qerreti thotë se për të arritur sukses ndërkombëtar në muzikë, duhen vite të tëra.
Këngëtarja shqiptare ka disa vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një karriere në muzikë, dhe ka marr shembull këngëtaren e famshme Katy Perry për të arsyetuar vonesën në “suksesin e saj”.
“Sigurisht që janë bërë vite, sepse gjërat nuk janë të lehta. Po të ishin, çdo njeri do kishte ardhur këtu dhe do kishte bërë namin”.
“Para disa ditësh pashë në kinema filmin e Katy Perry dhe aty kuptova që unë kam qenë me shumë fat që e gjithë kjo punë më në fund është në prag të përfundimit, mbasi Katyt i janë dashur pothuajse 7 vjet për të nxjerrë albumin”.
“Është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe asnjë njeri nuk të garanton sukses. Atë ta garanton vetëm publiku”, ka thënë Bleona gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare.
“Sekreti i qenit i famshëm? Të gjithë këta njerëz që kanë dalë ju i shikoni në televizor dhe kujtoni se janë bërë yje për një natë. Të tërë këta njerëz pa përjashtim kanë ndenjur underground për të paktën 2-3 vjet”, ka shtuar bukuroshja shqiptare.