Fundamenti

Bleona kontradiktore!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja Bleona Qereti disa herë ka treguar që është kontradiktore me deklaratat e saj. Por, Besfort Hasanaj, i njohur me emrin Çibis, i cili lansoi një video, ku këngëtarja këndon serbisht, tregon edhe disa të panjohura të Bleonës. Bleona disa herë është distancuar nga Besforti duke e quajtur atë si njëri “të papërgjegjshëm”

Është i njohur për videot e tij në youtube.com dhe me kanalin zyrtar të tij në këtë ueb-faqe, por ka edhe ueb-faqe personale. Besfort Hasanaj, i njohur me emrin Çibis, ka qenë edhe njëherë subjekt i medieve, pasi që ishte ai i pari që lansoi një video ku këngëtarja Bleona Qerreti shihet duke kënduar serbisht.

Pasi ka thënë se kënga që e ka kënduar është në kroatisht dhe jo në serbisht, Besforti në një bisedë për Express thotë se Bleona ka kënduar edhe këngë të Cecës gjatë kohës sa ishte në Gjermani.

“Këngën para kamere që është lansuar e ka kënduar Oliver Dragojevic, edhe pse ajo shumë herë ka kënduar edhe këngë të Cecës”, thotë Besforti për Express.

Por, kjo nuk është hera e parë që Besforti dhe Bleona ndeshen për video të ndryshme.

Mollë sherri në mes këtyre ka qenë edhe një video e njohur si “video e majmunit”, për të cilën Besforti thotë se është e vërtetë dhe nuk është montazh ashtu sikurse kishte thënë vetë ai dhe Bleona në emisionin e Valon Malokut“Përrallë me tupan”.

“Video rreth majmunit është origjinale dhe tani është online. Atëherë kur u publikue në youtube në vitin 2008-2009 e kanë kritiku shumë mediumet në Tiranë dhe ajo, pasi që nuk ia kanë fut mediumet në Tiranë pas videos, ka ardhur të Valoni në ‘Përrallë me Tupan’ në emision dhe mua me ka thirr para emisionit, që të prononcohem që ta mbroj Bleonën kinse ajo video ka qenë montazh! E vërteta siç po e shini nuk është montazh, por me e mbrojt Bleonen se m’u ka dhimbtë. Kam deklaruar në emision të Valoni kinse ka qenë video e montuar. D.m.th kam gënjyer për ta mbrojt marrëzirat e saj! Intervista është në youtube në kanalin e Valamala”, thotë tani Besforti.

Besforti madje ka mohuar thashethemet se ai ka pasur ndonjë dëshirë që të martohet me këngëtaren. “Absolut nuk është e vërtetë”, thotë ai, përderisa tregon edhe një rast kur Bleona kishte harruar brekët në banesë të tij.

Mobi Casa

“Bleona ka fjetur shumë herë në banesën time për me kursye e mos me paguar hotel. Si mikeshë e kam pranuar dhe ia kam lëshuar një dhomë disa ditë me radhë. Në atë kohë ishim nëpër koncerte bashkë me Naim Abazin dhe Mihrije Brahën dhe disa këngëtarë të tjerë. Takimet për koncerte i kishim para agjencisë Albakos, i cili ishte edhe organizator i koncertit. Një ditë u mblodhëm aty për me u nis me bus në koncert në një qytet larg dhe para agjencisë i ra ndërmend që i ka harruar brekët në banesë! Më tha mua shko merri, e unë refuzova e ia dhashë çelësin e banesës dhe i thash shko me taksi, por ajo kursimtare dhe nuk donte me paguar taksin”, tha ai.

Ndryshe, sipas Besfortit, kjo nuk është bëma e vetme e Bleonës në Frankfurt, pasi që këngëtarja ishte zënë duke vjedhë në dyqanin e parfumerisë “Douglas” në Frankfurt!

“Pasi e kanë kapur detektivët e kanë dërguar në byro dhe ia kanë fotokopjuar letërnjoftimin e Amerikës! Pas bërtitmës së saj dhe lutjeve së është këngëtare dhe se do ta paguajë dënimin, njeri nga detektivët e ka lëshuar pa e dënuar”, thotë Beforti.

Por, Çibis duket se ka edhe një hesap personal me Bleonën pasi që kjo e fundit ia ka fshi nga youtube një video të saj. “E kam thirr Bleonen dhe i kam thënë që të më kthej prapë videon, por ajo nuk ka dashur, e kur i kam thënë se nëse nuk ma kthen videon, do ta publikoj këtë hajninë me Douglas, ajo u çmend dhe po atë ditë kishte telefonuar një avokat në Munchen që me u ankuar në detektivin në Dauglas pse ia ka jep privatësinë e saj dikujt tjetër! Të gjitha këto fakte janë të vërteta dhe i kam nga detektivi që punon në atë dyqan”, thotë Çibis i cili ka pasur edhe më parë debate me Bleonën që, sipas tij, ajo i ishte përzier atij edhe në gjëra familjare.

Megjithatë, Bleona i ka refuzuar shumicën e këtyre çfarë ka thënë Besforti edhe në konferencën e saj për shtyp. Sigurisht se ajo do të jep përgjigje edhe për faktet e Çibisit.

Reagimi i djeshëm i Bleonës

Bleona lidhur me videon amatore që po qarkullon në internet, ku ajo këndon serbisht, ka reaguar duke thënë që personi që e ka nxjerrë dhe fjala është për Besfort Hasanin, ai është psikopat. Ndërsa këngëtarja ka sqaruar për opinionin publik që është shumë pa vend që të mendohet se një këngëtare që ka lindur edhe rritur në Shqipëri të flasë apo të këndojë serbisht, pasi nuk di asnjë fjalë. Ndërsa këngëtarja ka treguar se ky moment është xhiruar nga ish i dashuri i saj i parë që ishte nga Kosova dhe kënga është e një këngëtari kroat, që është mik i mirë i shqiptarëve dhe i Kosovës, ka transmetuar gazeta Kosova Sot.