Mobi Casa

Bleona: Ai që e hodhi videon është psikopat

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Prishtinë – Ishte planifikuar që konferenca e shtypit e këngëtares Bleona Qereti të niste në orën 15: 00 gjë që nuk ndodhi.

Por gazetarët dhe fotoreporterët u mërziten pak, por më pas me justifikimin dhe buzëqeshjen e artistes duke kërkuar falje ashtu miqësisht ajo erdhi dhe pyetjet e para i mori shumë qetë dhe ëmbël.

UBT

Bleona lidhur me videon amatore që po qarkullon në internet, ku ajo këndon serbisht, ka reaguar duke thënë që personi që e ka nxjerrë dhe fjala është për Besfort Hasanin, ai është psikopat. Ndërsa këngëtarja ka sqaruar për opinionin publik që është shumë pa vend që të mendohet se një këngëtare që ka lindur edhe rritur në Shqipëri të flasë apo të këndojë serbisht, pasi nuk di asnjë fjalë.

Ndërsa këngëtarja ka treguar se ky moment është xhiruar nga ish i dashuri i saj i parë që ishte nga Kosova dhe kënga është e një këngëtari kroat, që është mik i mirë i shqiptarëve dhe i Kosovës.