Blend Maloku futbollist i së ardhmes

Gjilan – Shtatë larti Blend Maloku i pa konkurrencë është përzgjedhur futbollisti më i mirë në U14 duke dëshmuar se është një talent i rrallë i futbollit.
Edhe pse në supet e tij ka vetëm 14 vjet Maloku me paraqitjet e tija gjatë vitit 2015 dëshmoi se ka një ardhmëri të ndritshme të futbollistit.
Blend Maloku gjatë tërë vitit dëshmoi një formë të shkëlqyer duke u bërë i pa kaluar për sulmuesit e skuadrave kundërshtare. “Ishte një vit i bereqetshëm jam shumë i kënaqur me atë çka kam dhënë në fushën e blertë për këtë janë të kënaqur edhe trajnerët e mijë për çka ju jam shumë mirënjohës që kanë besim në mua”, thekson për ‘rajonipress’ talenti Blend Maloku.
Blendi në vitin sapo kemi lënë shkëlqeu në ballafaqimet me grupet e Ferizajit, Kaqanikut, Preshevës e Gjilanit.
“Ishin këto ballafaqime shumë të zorshme por nga të gjithë trajnerët jam shpallur më i miri me paraqitjet e mija dhe kjo për mua është edhe një përkrahje drejt synimeve të mija”, bënë të ditur Maloku.
Blendi në jetën e përditshme është një djalë shumë i qetë e i kulturuar por në fushën e futbollit është i pa kompromis. “I respektoj të gjithë futbollistët si në jetën private njëashtu edhe në fushë, por kur është futbolli jam i pamëshirshëm, vetëm në këtë mënyrë mund të tregosh aftësitë”, shprehet Maloku.
Talenti i tij nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe jashtë Republikës së Kosovës në dyert e këtij talenti kanë trokitur edhe disa menaxher të futbollit.
“Kam përgatitur CD me paraqitjet e mija jam duke i kompletuar edhe disa detale tjera, shpresoj se gjatë këtij viti do të jem pjesë e një akademie të futbollit evropian”, shprehet optimist Maloku.
Nuk duhet dyshuar se Blend Maloku me potencialin që ka do ti realizon ëndrrat e tij prej futbollisti, ndërsa është një ardhmëri e madhe e futbollit Kosovar./sylejman ismajli/rajonipress/