Fundamenti

Blend Kastrati – debutanti më i ri i Festivalit të Fëmijëve ‘’Zogjtë e Planetit” në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Më 2 korrik është mbajtur Edicioni i IV-të i Festivalit të fëmijëve ‘’Zogjtë e Planetit” Festival ky që u mbajt në Restorantin ‘’Planet’’ në Gjilan.

Në mesin e 13 konkurrentëve nga e gjithë Kosova, komunën e Kamenicës e ka përfaqësuar vogëlushi 4 vjeçar, Blend Kastrati, i cili tash më mund të quhet edhe artist i ardhshëm, ku edhe është shpërblyer disa herë me çmime.

KKVITI

Si çdo festival tjetër edhe ky kishte jurinë profesionale të përbërë prej 4 anëtarëve. Edhe në këtë festival Blendi u paraqit me këngën: ‘’Blendi i vogël’’ku u shpërblye më mirënjohje: ‘’Debutanti më i ri i festivalit’’./rajonipress/