Fundamenti

Blatter: “Kemi vendosur që Kosova mund të zhvillojë ndeshje miqësore”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në një konferencë për medie që në këto çaste po mbahet në selinë e FIFA-s në Cyrih, kryetari i saj, Sepp Blatter, veç tjerash posa deklaroi: “Ne veç tjerash kemi marrë vendim edhe për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës tash është e lejuar të luajë ndeshje testuese, miqësore kundër anëtarëve të FIFA-s”.

Në këtë konferencë që ka ngjallur interesim të madh në gjithë opinionin sportiv e më gjerë, çështje kryesore ka qenë dënimi i rasteve të korrupsionit për të cilat përflitet prej kohësh, ku janë të përfshirë krerët aktualë dhe të vjetër të FIFA-s.

Në këtë konferencë, i pari i FIFA-s ka kumtuar edhe ngritjen e një koimisioni të etikës dhe të dy trupave të tjerë që do të hulumtojnë dhe luftojnë dukurinë e korrupsionit në këtë organizatë.

FIDANISHTJA

Blatter ka kundërshtuar të gjitha kërkesat edhe përfoljet për një dorëheqje të tij të mundshme. Ai, të gjitha këto i ka komentuar me fjalët: “Ju sot po e shikoni një president të lumtur të FIFA-s”.

Konferencën e FIFA-s janë duke e transmetuar dretpërdrejtë disa portale informative zvicerane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.