Hidromorava

Biznesmenët dhe mjekët shqiptarë bëhen me “çatinë” e tyre në Zvicër

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Në Bernë është bërë inaugurimi i dy asociacioneve; Rrjetit të Bizneseve Shqiptare dhe Asociacionit të profesionistëve shëndetësorë.

Tash e tutje bizneset dhe profesionistët shëndetësorë shqiptarë do të kenë një adresë në Zvicër. Për ta realizuar këtë synim, qindra afaristë dhe mjekë shqiptarë nga e tërë Zvicra ishin mbledhur të shtunën në Bernë për të themeluar shoqatat e tyre profesionale në Diasporë.

Prania e numrit të madh të afaristëve dhe mjekëve flet për jehonën që ka pasur njoftimi për themelimin e këtyre organizatave dhe pritjet që shqiptarët kanë nga ato.
Në ambientet e hotelit “Bern” në prani të mysafirëve nga Kosova dhe diplomatëve shqiptarë në Zvicër, është bërë të shtunën inaugurimi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare dhe i Asociacionit të profesionistëve shëndetësorë.

Bashkimin e potencialit profesional dhe ekonomik të diasporës e ka përkrahur projekti “Diaspora për Zhvillim”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – DEZA/SDC në Kosovë i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim me konsulentë nga Solidar Suisse.

Biznesmenët në një anë dhe mjekët në anën tjetër, kanë analizuar nen për nen statutet e asociacioneve të sapo krijuara në Zvicër.
Hapjen e kuvendit të themelimit në ambientet ku ishin mbledhur afaristët shqiptarë e ka bërë Nazmi Jakurti, koordinator i grupit punues për themelimin e i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Para se të niste punimet Kuvendi i biznesmenëve, Elbasan Morina, drejtor i projektit “Diaspora për Zhvillim”, ka bërë një prezantim të projektit në fjalë (DfD), pa realizimin e të cilit nuk do të ishte i mundur as takimi i së shtunës në Bernë.

„Qëllimi në fazën e implementimit të këtij projekti në periudhën 2013-2017 është ngritja e pjesëmarrjes së Diasporës në zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike. Me theks të veçantë fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të organizatave të diasporës dhe autoriteteve kosovare”, tha Morina.

Forcimi i raporteve Diasporë – Kosovë, synim parësor

Sipas tij, ndër synimet primare të këtij projekti janë krijimi i raporteve më të mira dhe të qëndrueshme ndërmjet autoriteteve kosovare dhe Diasporës, promovimi i mjedisit biznesor dhe politikave investuese për Diasporën si dhe ofrimi i opsioneve për transferim të njohurive dhe përvojave të diasporës në Kosovë.

Ndërsa për qëllimin e krijimit të këtij asociacioni kanë folur Skender Thaçi dhe Naser Mustafa.

“Rrjeti i Bizneseve Shqiptare do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike të Kosovës, IPAK, Ministrinë e Diasporës. Në kuadër të rrjetit do të themelohet mekanizimi për transferin e njohurive dhe përvojave nga diaspora në Kosovë“, tha Skender Thaçi, duke elaboruar vizionin e këtij asociacioni.

Pas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga bizneset për statutin e asociacionit, është zgjedhur edhe kryesia 17 anëtarëshe ndërsa bzsnesmeni i suksesshëm kosovar, Fehmi Fetahu, pronar i firmës “Fetaxid” ka marrë besimin e kolegëve të tij afaristë për të udhëhequr Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

UBT

Ai është zotuar se do të punojë në përmirësimin e raporteve biznesore Kosovë-Diasporë.

Institucionalizimin e veprimit bisnesor të afaristëve shqiptarë në Zvicër e ka përshëndetur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili kishte ardhur enkas për këtë eveniment.

Ai tha se Oda do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rrjetin e sapo themeluar të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Sipas tij, një institucion i këtillë lehtëson komunikimin e bizneseve Kosovë-Diasporë.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është zotuar për krijimin e marrëdhënieve mes bizneseve në Kosovë dhe Diasporë, si dhe të përmirësojë raportet bisnesore Kosovë-Diasporë.

Po ashtu asociacioni në fjalë do të vazhdojë me identifikimin e bizneseve shqiptare në Zvicër. Në fazën në vijim, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në Zvicër do të organizojë një konferencë në Prishtinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me bizneset e atjeshme në elaborimin e mundësive investuese, shqyrtimin e potencialit për eskport.

Shumëçka në këtë të shtunë flet për një organizim më ndryshe dhe më të avancuar në krahasim me organizime të tjera të shqiptarëve në Zvicër.

Profesionistët e mjekësisë zotohen për të ndihmuar shëndetësinë në Kosovë

Edhe profesionistët shëndetësorë kanë zgjedhur kryesinë e tyre 9 anëtarëshe për të lënë zgjedhjen e kryetarit në një takim tjetër.

Psikologu, Naser Morina, koordinator i grupit punues për themelimin Asociacionit të Profesionistëve Shëndetësorë në Zvicër tha për albinfo.ch se fokusi i kësaj organizate do të jetë edhe në Zvicër, por edhe në Kosovë.

Megjithëse të shtunën në Bernë ishin mbledhur me dhjetëra profesionistë shëndetësorë, si mjekë, psikologë, punëtorë socialë dhe ekspertë shëndetësorë, asociacioni do të vazhdojë me identifikimin e mjekëve tjerë shqiptarë në Zvicër.

Përveç kësaj, shoqata e profesionistëve shëndetësorë do të angazhohet për realizimin e projekteve të përbashkëta Zvicër-Kosovë. Po ashtu ata do të kujdesen edhe për kolegët e tyre nga Kosova të cilët ia mësyjnë Zvicrës. Gjithashtu do të punojnë në sensibilizimin e komunitetit shqiptar në Zvicër në aspektin shëndetësor. Ata janë zotuar edhe për shkëmbimin e përvojave me kolegët e tyre kosovarë.

Themelimin e dy shoqatave në Bernë i ka vlerësuar lartë edhe këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, Abdullah Klinaku si dhe këshilltari i ministrit për diasporë në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Asani dhe diplomatët e akredituar në Bernë nga ambasada e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.