Fundamenti

Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga Skender Berisha – Viteve të fundit e sidomos këtë vit, shohim një numër më të madh të kërkesës për fuqi punëtore. Kjo rritje e ndjeshme për punëtorë ka ardhur si rezultat i largimit të të rinjve por edhe profesionistëve të shumë fushave. Ky largim masiv i fuqisë punëtore nuk ka qenë vetëm si përgjigje ndaj njërës apo tjetrës arsye, kjo mundësi e dhënë nga vendet perëndimore i ka shtyrë këtë kategori të qytetarëve të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre.

Në anën tjetër kësaj kategorie kaq thelbësore për vendin, e ka ndihmuar në kuptimin negativ edhe shumë prej bizneseve të cilat kanë shkuar deri në masën më çnjerëzore të trajtimit, duke vënë theksin në pagat dhe organizimin e orarit të punës, e në anën tjetër shteti i përgjumur me inspektorët e saj, që një pjesë e madhe mund të themi se as që e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e tyre në shtetndërtim, e kanë lejuar të ndodhë kjo, e për pasojë tani vendi po pëson goditje që vështirë do të jetë e riparueshme.

Por, çështja e neglizhimit të punës nga Institucionet relevante dhe në anën tjetër keqmenaxhimi dhe trajtimi joadekuat i fuqisë punëtore i ka ndjekur për së keqi bizneset që kanë filluar së fundmi apo edhe që po planifikojnë të fillojnë. Vërtet kjo mllefosje e të rinjve zë vend, por asnjëherë nuk duhet futur të gjithë në një thes.

Bizneset që kanë vizion dhe janë në trendin e zhvillimeve shohim se ofrojnë ofertë të mirë përballë përgjigjes negative që marrin nga profesionistët, që akoma po vazhdojnë t’i konsiderojnë të gjithë njësoj, e që realisht nuk është ashtu. Këto biznese që po ofrojnë kushte të mira janë alternativë shumë e mirë për formimin e një përgjigje ndaj ikjes masive.

UBT

Zgjidhja e vetme që biznesi të jetë konkurrues me zhvillimet ekonomike në vend dhe rajon, është të respektojë dinjitetin e tyre, të respektojnë statusin e tyre sipas ligjit, të japin pagat konkurruese, të respektojnë të drejtën e tyre për kohë të lirë, të mos njolloset dinjiteti i tyre, të jenë bashkëpunues me ta në çdo aspekt dhe sigurisht se rezultati nuk do të mungojë. Ikjes askush nuk i gëzohet përveç atyre që e kanë në agjendë. Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra.

Prandaj thirrjes që vendi të mos boshatiset vetëm se trajtimi i disa prej bizneseve s`ka qenë adekuat i bashkohen të gjithë.

Refuzoni bizneset që kanë trajtuar fuqinë punëtore në mënyrë të padenje, por asnjëherë mos u jepni përgjigje negative bizneseve që ofrojnë mundësi dhe pagat janë konkurruese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.