Kyçja, shkyçja dhe ri kyçja e Vitisë te autostrada në Gërlicë!

Nga Shefik Sadiku – Po t’i kishe mbajtur mend veprimet dhe deklarimet e dikurshme të liderëve polikë dhe institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, se Vitia u lidh dhe do të lidhet me autostradën në Gërlicë dhe po t’i përcjellësh me vëmendje premtimet dhe zotimet e partive në të tashmen, del përfundimi se Vitia moti kohë është kyçur në autostradën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë, por kësaj here bëhet fjalë për një “Gërlicë” imagjinare, të padukshme, misterioze, të cilën qytetarët as që mund ta imagjinojnë, kurse liderët qendrorë me altoparlantët e tyre lokalë dinë dhe do ta projektojnë në qenien psikike të qytetarëve asisoji, që të cilët një ditë kur do të zgjohen, befas, nga gjumi, do ta kuptojnë “mendërisht” dhe “praktikisht” mrekullinë “çudibërëse”, të cilën nuk kanë mundur ta bëjnë as profetët e njerëzimit, Jezu Krishti dhe Muhamedi!
Madje i kemi parë në foto dhe televizion nënshkrimet për ndarjen e buxhetit dhe nisjen e punimeve, projektet ideore e praktike për kyçjen e famshme.
Kurse këto ditë fushate prap po premtohet se do të kryhet lidhja ! Për çfarë “ lidhe apo siç po i thonë kyçje” bëhet fjalë ?
Apo, mos ndoshta kyçja e Vitisë me autostradën në Gërlicë po asocon me rrënimin e Kalasë së Rozafës së legjendave, me të vetmin dallim, se Rozafën e rrënonte një fuqi e mistershme e natës, kurse Gërlicën e Vitisë nuk e kyç fuqia e dukshme e ditës ?!
A nuk është kjo puro hipokrizi ?! Liderë të dashur a kaq denigrueshëm, a kaq poshtërueshëm, a kaq mospërfillshëm, a kaq jo humanshëm i konsideroni votuesit tuaj potencialë.
P.S. Ndjesë nëse ndonjëri lider nuk e ka përmend kyçjen e Vitisë në Gërlicë.