FIDANISHTJA

Bizneset e mbijetesës sezonale apo në mëshirën e Ambulantivëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Burim Kastrati – Anamorava si pjesë e Kosovës është bërë vetëm një konsumuese dhe asnjëherë nuk po arrit të jetë gjenerues i zhvillimit ekonomik. Shumica e bizneseve në këtë rajon kanë mbet në mëshirën e shitësve ambulantiv (furnizuesve) nga qendrat tjera të Kosovës.

Mungesa e një zone ekonomike apo zhvillimit ekonomik në këtë pjesë gjeografike të Kosovës bënë që bizneset të jenë të pa zhvilluara dhe në fatin e ambulantivëve nga qendrat tjera të Kosovës në atë se ç’far ju servojn bizneseve për të shitur. Kjo pjesë tashmë po ngjan edhe si të ishte “bregdetare” duke pritur bizneset vetëm sezonën e bashkatdhetarëve për të arritur sadopak mbijetesën e tyre për të funksionuar.

Si zonë e pa zhvilluar edhe e mungesës së gjenerimit të vendeve të punës, po e determinon edhe fatin e të rinjëve për punësim sezonal dhe pa vende të qëndrueshme të punës. Sektori ndërtimit, hotelieria, bujqësia ofrojnë për të rinjët vetëm një punësim të përkohshëm sezonal dhe asgjë më shumë.

Uji Dea

Në përgjithësi e gjithë aktiviteti zhvillimor ekonomik në një vit kalendarik mund të ndahet vetëm në një muaj, ndërsa njëmbëdhjetë muajt tjerë të vitit lirisht mund të quhen “muajt e mbijetesës”.

Problemet me të cilat ballafaqohen Komunat siç janë pronat, reflektojnë direkt në një zhvillim të qëndrueshëm dhe mungesë të investimeve nga brenda dhe jashtë. Kjo mungesë e investime të mëdha strategjike, bënë që bizneset të jenë jashtë lojës në marrjen e punëve nga Institucionet Komunale dhe ato qendrore. Një vëmendje më serioze e institucioneve Komunale dhe atyre qendrore do të duhej të analizohej dhe të shikohej si të ndryshoj gjendja ekonomike në Anamoravë.

Trajtimi dhe evitimi i problemeve serioze që kanë bizneset qoftë në infrastrukturë, shërbime komunale apo taksa të papërballueshme si dhe një mori problemesh tjera burokratike, mundë të ndikojnë në një zhvillim dhe qëndrueshmëri më të mire në bizneset e kësaj pjese të Kosovës./rajonipress/