Fundamenti

Bispuri: Bota nuk i ka kuptuar mirë virgjëreshat e përbetuara shqiptare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – E kishte shkruar librin në emër të dashurisë, revoltës e kujtimeve. Nuk brengosej se çfarë do të sillte e nesërmja. As sa gjatë do të jetonte rrëfimi nëpër raftet e bibliotekave italiane. “Për mua është një vepër dashurie dhe nuk më intereson aspak nëse do të jetë një libër i suksesshëm apo jo.

Çdo libër është vepër dashurie”, kishte thënë shkrimtarja shqiptare me nam botëror, Elvira Dones, në një intervistë të dhënë më 2007, fill pasi doli në treg libri i saj “Vergine Giurata”, i shkruar në italisht. Megjithatë, rrëfimi për fenomenin e virgjëreshave të përbetuara që jetonin nëpër vendet malore të Shqipërisë së Veriut, “pushtoi” libraritë italiane e më gjerë.

Romani të cilin Dones e quan vepër dashurie, gjashtë vjet pas lindjes, do të rikthejë vëmendjen botërore. Por kësaj here, jo nëpër libra.

GRANDEMALL

Rrëfimi i protagonistes së librit të publikuar nga shtëpia prestigjioze botuese “Feltrinelli”, shpejt do të shpaloset në ekran.

Regjisorja italiane, Laura Bispuri, është ajo që ka marrë përsipër të udhëheqë ekipin që do të realizojë filmin e bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare. Dones i ka thënë gazetës se “filmi ‘Sworn Virgin’ është bashkëprodhim mes Italisë, Francës, Belgjikës, Zvicrës, Eurimages, Shqipërisë e Kosovës. “Këto dy të fundit kanë pjesëmarrje shumë të vogla”, ka thënë Elvira Dones. E për mënyrën se si do hedhë në shirit filmik librin e saj, e ka zbuluar në një intervistë për “Kohën Ditore” vetë regjisorja Laura Bispuri.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.