FITORJA

Bislimi: Të votojmë për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kandidati për kryetar komune nga radhët e Koalicionit për Gjilanin, Faton Bislimi, votoi në shkollën fillore “Selami Hallaçi”. I shoqëruar nga familjar dhe bashkëpunëtore që votojnë në të njëjtën qendër votimi, Bislimi dha edhe një prononcim të shkurtër për media pasi kreu obligimin e tij qytetar të votimit.

“Unë vetëm dua t’i falënderoj të gjithë përkrahësit tonë si dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pa ndonjë incident madhor. U jam mirënjohës edhe medieve për raportimin e tyre korrekt dhe në kohë. I ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që masovikisht të dalin në votime dhe vet me dorën e tyre të vendosin për fatin e Komunës sonë dhe të fëmijëve tanë në katër vitet e ardhshme,” tha Bislimi.

Eco Higjiena

“Unë besoj fuqishëm që komuna jonë do t’i kthehet vetvetes dhe së ardhmes sonë të përbashkët dhe më premtuese. Andaj, uroj që kjo ditë të jetë një festë e mirë për të gjithë gjilanasit dhe fitore e madhe edhe për Gjilanin,” përfundoi Bislimi.

Faton Bislimi në këtë garë ka qenë kandidat i Koalicionit për Gjilanin, një nismë qytetare kjo e përkrahur nga Aleanca Kosova e Re, Lëvizja Qytetare për Gjilanin, Nisma e Ballit Gjilan, si dhe Forumi i Profesionistëve të Rinj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.