Bislimi takon pensionistët dhe Handikosin

Gjilan – Në një takim me pensionistët, Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin, foli për të kaluarën, punën, djersën, dhe kontributin e dhënë nga ata që sot nuk gëzojnë as pensione të dinjitetshme. Ne e gëzojmë këtë ditë edhe për shkak të kontributit tuaj në shume sfera të shoqërisë, arsim, kulturë, art, industri, etj. Është obligim yni që tash e tutje përkrahja ndaj jush të mos jetë vetëm premtim në qiell, por përkushtim për tokë tha Faton Bislimi.
Nga diskutuesit e shumtë, Bislimi mori përkrahje të pa rezervë, sepse pensionistët u shprehen të zhgënjyer me gjendjen që e kanë tani.
Më pastaj, Bislimi vizitoi edhe shoqatën Hendikos, atë të Verbërve dhe atë të Shurdhmemecëve në qendrën e tyre në Gjilan.
Nga përfaqësuesit e këtyre shoqatave, Bislimi u njoftua me gjendjen e tyre dhe funksionimin e vështirë që kanë për shkak të mungesës së theksuar të përkrahjes institucionale. “Unë jam tepër i impresionuar me përkushtimin tuaj dhe punën e pashembullt qe keni bërë. Ju garantoj se nën qeverisjen time, qendra juaj dhe shoqatat tuaja do të kenë përkrahje të rregullt institucionale, sepse kjo është përgjegjësi e jona shoqërore dhe publike,“ tha Bislimi./rajonipress/