FITORJA

Bislimi takoi eurodeputetin Terras, kërkon trajtim serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka takuar sot raportuesin për Kosovë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Riho Terras.

Sipas njoftimit për media thuhet se fillimisht, zëvendëskryeministri e uroi eurodeputetin për pozitën e tij të re si dhe e falënderoi Parlamentin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, si në procesin e liberalizimit të vizave, progresit dhe avancimit të Kosovës si dhe rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Më tej, theksoi arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati, nga progresi demokratik e rritja ekonomike, deri te avancimi me zbatimin e reformave në procesin e integrimit evropian. Ai tha se ERA II arriti një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian, niveli i zbatueshmërisë së reformave vitin e kaluar arriti në 66.12%, duke përfshirë dhe shumë reforma të papërmbushura me vite me radhë e që gjetën epilog gjatë këtij mandati”, thuhet në njoftim.

FITORJA

Bislimi nënvizoi rëndësinë e avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe trajtimit serioz dhe meritor të aplikimit të Kosovës të dhjetorit të vitit 2022.

Në takim u diskutua dhe rreth sfidave dhe perspektivës në këtë proces, potenciali i Kosovës për progres dhe zhvillim, angazhimi në Planin e Rritjes si dhe procesi i dialogut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.