FIDANISHTJA

Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit të zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, duke theksuar se takimi ka reflektuar një stil të ri të ndërmjetësimit nga ana e Peter Sorensen, i cili tashmë është përfshirë më afërsisht në proces.

“Në pjesën e parë kemi dakordu parimet për ecjen përpara me këto takime dhe mendoj që kjo ka reflektuar edhe stilin tjetër të ndërmjetësimit të Peter Sorensen”, deklaroi Bislimi.

Ai bëri të ditur se pala kosovare mbështet të gjitha propozimet e mëparshme dhe është e përkushtuar për të siguruar një transparencë më të madhe në raportim, duke shmangur keqinterpretimet mediatike.

“Mendojmë që ato sigurojnë edhe një raportim më të mirë tek vendet anëtare për atë se çka po ndodh brenda, por edhe qartësi që pastaj të mos keqpërdoren bisedat brenda për interpretime mediatike jashtë takimit”, u shpreh ai.

Eco Higjiena

Bislimi vlerësoi angazhimin personal të Sorensenit, duke theksuar se ai tashmë ka një vizion të qartë për hapat e ardhshëm në dy-tre takimet e radhës. Po ashtu, bëri të ditur se Sorensen pritet të dërgojë javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi dy nga anëtarët e ngushtë të ekipit të tij për të mbledhur informacione shtesë, ndërsa vetë planifikon të vizitojë Kosovën në fillim të korrikut.

“Kjo për mua tregon që ai ka një investim të madh në këtë proces, ka dëshirë që të shoh rezultate”, theksoi Bislimi.

Megjithatë, ai shtoi se deri më tani Serbia ka sabotuar çdo hap të procesit, duke e vështirësuar arritjen e progresit.

“Deri më tani Serbia ka sabotuar në çdo hap procesin dhe nuk është lehtë që vendoset në trajektore”, përfundoi ai./rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.