RCCOLA

Bislimi sërish e akuzon kreun e Vitisë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së Xhevat Bislimi sërish e ka akuzuar Nexhmedin Arifin. Sipas Bislimit kreu i Vitisë është mësuar me skandale, afera, shkelje e dhunim të ligjit si dhe ryshfete e korrupsion.

Xhevat Bislimi këshilltar i PDK-së në Asamblenë Komunale sërish e ka akuzuar kreun e Vitisë Nexhmedin Arifin. Kësaj radhe Bislimi thotë se kreu i Vitisë ka shkaktuar ultraskandal pasi ka dhënë 4.850 euro para të taksapaguesve të Vitisë dhuratë për një medium nacional. “Kryetari i Komunës së Vitisë po duket që është mësuar me skandale, me afera, me shkelje dhe dhunim të ligjit, me ryshfete dhe korrupsion. Nexhmedin Arifi ka fituar imunitet të plotë ndaj këtyre fenomeneve” ka shkruar Bislimi.

Bislimi tha se këto ditë (në fund të mandatit) , Arifi paska “organizuar” dhe përgatitur një tender “intern” (jo publik) për të bërë një spot televiziv për fushatë me të cilin do të vetëlavdërohet për punët e mëdha dhe të mira që paska bërë ky farë Don Kishoti në Viti! Për t’u vetëlavdruar Nexhmedin Arifi paska dhënë 4.850 euro nga paraja e taksapaguesve të Vitisë!

RCCOLA

Këtë “tender” ilegal (jo publik, me marrëveshje) e paska “fituar” si dhuratë një gazetare e RTK-së! Shkelje e rëndë e ligjit. Kjo dhuratë i bëhet gazetares për meritat e saja të veçanta për përkrahjen që i ka dhënë N. Arifit duke dezinformuar opinionin dhe duke shpifur kundër Daut Xhemajlit (Kryetar i Degës së PDK-së) për llogari të N. Arifit, i cili ka tri vite që i ka shpallur luftë PDK-së dhe duke shpërdoruar mandatin e Kryetarit të Komunës dhe të fondeve të Komunës po përpiqet si Don Kishoti ta dëmtojë forcën e parë politike në Viti, PDK-në.

“Në luftën dhe përpjekjet e tij donkishoteske kundër PDK-së nuk po lenë mjet as mënyrë pa përdorur dhe keqpërdorur. E megjithatë, Dega e PDK-së po ecën me kokën lartë dhe me dinjitet në rrugën e saj të interesave të qytetarëve dhe me qytetarët. Kjo Degë është e vendosur që në koalicion dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe me të gjithë politikanët lokalë, të interesuar për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në këtë Komunë (të instaluar dhe ushqyer nga N. Arifi), të rritet dhe zhvillohet edhe më shumë dhe ta mbrojë interesin publik dhe qytetar në këtë Komunë konform ligjeve në fuqi. Kurse me Nexhmedin Arifin dhe veprimet e tij skandaloze do të duhej të merrej drejtësia. Shpërdorimi i parasë publike është vepër e rëndë penale dhe e ndëshkueshme me ligjet e Republikës së Kosovës”e ka kujtuar Bislimi të parin e Vitisë./rajonipress/