FITORJA

Bislimi për gaszjellësin: Është gaz që vjen nga Azerbajxhani dhe Rusia

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në raportimin e tij para deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane është shprehur se gazsjellësi për të cilin është përfolur se a duhet t’i bashkohet Kosova, është një gazsjellës që sjell gaz nga Azerbajxhani dhe Rusia, raporton Gazeta Express.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka pyetur Bislimin se çfarë pozicioni ka qeveria lidhur me gazin.

“Sa i përket energjisë, është duke ndodhur një manipulim i madh i opinionit, marrëveshja për gazin që vjen nga Maqedonia nuk e sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë është gaz azerbajxhan dhe rus. Me dalë me mbrojtë linjën e gazifikimit që vjen nga Maqedonia me idenë që po e mbrojnë gazin amerikan është budallallëk sepse gazi amerikan është gaz likuid, ai nuk transportohet përmes gypave por me kamionë ndëkaq i gjithë gazi që pritet të transportohet nga kjo linjë e gazifikimit është nga Azerbajxhani dhe Rusia”, ka thënë Bislimi.

Hidromorava

Tutje, ai u shpreh se MCC-ja s’ka ndarë 200 milionë euro për projektin e gazifikimit por ka ndarë për projekte të energjisë në përgjithësi.

“Është gabim të thuhet që MCC-ja ka ndarë 200 milionë për projektin e gazifikimit, MCC-ja nuk ka ndarë asnjë euro për gazifikim, MCC-ja ka ndarë një platformë deri në 200 milionë euro për projekte të cilat e ndihmojnë zgjidhjen e barrierës kryesore për zhvillim në Kosovë që është klasifikuar që është energjia por nuk ka thënë për gazifikim, aty hyn edhe gazi por ju po thoni i ka ndarë 200 milionë euro për gazifikim, unë po them janë zero euro të ndara për gazifikim, ne do të diskutojmë me MCC se çka do të përfshihet në këto. Nuk është thënë askund që mjetet e MCC-së janë të dedikuara për gazifikim”, ka shtuar Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.