Fundamenti

Bislimi pas takimit me Sørensen: Serbia bllokuese e dialogut, kërkuam përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë bilateral mes dy zyrtarëve pas emërimit të Sørensen në këtë detyrë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në qasjen e re që Përfaqësuesi i BE-së synon të ketë në fazat e ardhshme të dialogut dhe në diskutimin e temave konkrete që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

“Diskutuam për temat që janë kyçe për ne dhe ku po shohim mungesë të madhe të angazhimit nga ana e Serbisë. Kemi kërkuar përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme”, tha Bislimi pas takimit.

Ai përmendi pengesat e Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, veçanërisht në mungesën e infrastrukturës në tri pika kufitare, dhe mungesën e reagimit ndaj propozimeve të Kosovës për pika sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Në fokus ishin edhe bllokimi i ndihmave për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku Serbia ka bllokuar fondet në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Bislimi theksoi se është kërkuar një zgjidhje e menjëhershme për këtë situatë.

Hidromorava

Një tjetër temë me rëndësi ishte energjia. Zëvendëskryeministri tha se mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë po i shkakton humbje të mëdha Kosovës.

Ai akuzoi Serbinë se po vendos barriera artificiale dhe po refuzon zbatimin e obligimeve që i ka marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë.

Gjatë takimit u trajtua edhe fushata dezinformuese e Serbisë, për të cilën Bislimi tha se po synon të manipulojë opinionin ndërkombëtar dhe të mbajë qytetarët serbë në Kosovë nën presion të vazhdueshëm.

Takimi trilateral që ishte paraparë për sot nuk u zhvillua për shkak të mungesës së delegacionit serb, që sipas Bislimit nuk arriti në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë.

Në lidhje me ndikimin e situatës së brendshme politike në Kosovë mbi procesin e dialogut, Bislimi pranoi se “ka vështirësi, sidomos në mbajtjen e takimeve të nivelit të lartë”, por shtoi se Kosova duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për progres, pavarësisht vonesave në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.