Eko Higjiena

Bislimi: Nuk do të involvohem në procesin e balotazhit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Faton Bislimi në një sqarim për publikun thotë se as Qemajl Mustafa e as Lutfi Haziri nuk kanë të drejtë ta përmendin emrin e tij në përkrahje të njërit apo tjetrit kandidat për balotazh. Andaj, në respekt të votuesve të mi, unë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e Gjilanit dhe vendit tim, dhe të jem i pa involvuar në procesin e balotazhit. Unë i dëshiroj fitore Gjilanit!

Faton Bislimi ka përcjellur me vëmendje deklaratat e Qemajl Mustafës dhe të Lutfi Hazirit nëpër mediumet publike të cilët sipas tij e kanë përmendur emrin e tij në kontekst të përkrahjes në balotazh.

Mobi Casa

“Unë dua ta sqaroj publikun se unë kam qenë kandidat jopartiak për kryetar të komunës nga radhët e Koalicionit për Gjilanin, një nismë qytetare kjo e përkrahur nga disa subjekte politike dhe forume jopolitike. Andaj, në respekt të votuesve të mi, unë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e Gjilanit dhe vendit tim, dhe të jem i pa involvuar në procesin e balotazhit. Unë i dëshiroj fitore Gjilanit!” thotë në sqarimin e tij Bislimi.

Bislimi ka thënë se subjektet që kanë mbështetur kandidaturën time e kanë të drejtën e tyre legjitime që të përcaktohen për përkrahje ndaj njërit ose kandidatit tjetër dhe unë nuk do të jem i involvuar assesi as në përcaktimin e tyre eventual. “I falënderoj të gjithë për përkrahjen që ma kanë dhënë dhe iu dëshiroj suksese të mëtutjeshme. Personalisht, mbetem i përkushtuar për të qenë në shërbim të së mirës qytetare dhe zhvillimit të vendit tonë dhe komunës sonë në të gjitha kapacitetet e mia profesionale e akademike.“, ka thënë Bislimi./rajonipress/