Fundamenti

Bislimi: Ekonomia bazament i së ardhmes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zhvillimi ekonomik lokal mbetet bazament mbi të cilin mund të ndërtohet një e ardhme e sigurt për komunën dhe shtetin tonë. Prandaj, prioritet i programit të Faton Bislimit mbetet përkushtimi ndaj zhvillimit ekonomik, e veçanërisht ndaj bizneseve vendore që prodhojnë.

Prodhimi vendor është shtyllë kryesore e zhvillimit. Andaj, sot, kandidati për Kryetar Komune nga Koalicioni për Gjilanin, vizitoi kompanitë “VALI AL” Pvc dhe SOLID ku u mirëprit nga pronarët e këtyre dy kompanive prodhuese vendore tek të cilat sigurojnë të ardhura dhjetëra familje gjilanase.

ARKATANA

“Unë mbetem i përkushtuar për të përkrahur investitorët lokal dhe për të sjellë klimë të favorshme investuese edhe për investitorë të rinj këtu në Gjilan. Unë do të jem në shërbim të sektorit privat ashtu që ky sektor i ekonomisë të gjenerojë vende të reja pune, sepse kryetari nuk krijon vende të punës, por këtë e bëjnë bizneset tona,“ tha Bislimi.

Bislimi u njoftua për së afërmi me barrierat, sfidat, dhe problemet, edhe ato infrastrukturore me të cilat ballafaqohen bizneset në Gjilan. “Në katër vitet e qeverisjes sime në Gjilan, ne do të sjellim ndryshim rrënjësor pozitiv në favor të gjilanasëve,“ përfundoi Bislimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.