FIDANISHTJA

Bislimi akuzon BE-në për “mbyllje të syve”, Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Brukselit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve me Kosovën.

Ai ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian, që sipas tij, po i mbyllin sytë karshi shkeljeve të Serbisë.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet, është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi.

GRANDEMALL

Ky reagim i tij vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Policia serbe, brenda territorit të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë.
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.

Ndërkaq, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.