FIDANISHTJA

‘Bisedimet për veriun të kushtëzohen me Luginën’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ragmi Mustafa kryetari i Preshevës, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa thotë se ua kanë bërë të qartë institucioneve të Kosovës që pjesë e dialogut politik me Serbinë, gjithsesi duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të Luginës se Preshevës.

Uji Dea

“Përpjekjet që po i bënë Beogradi për të futur në dialog edhe veriun e Kosovës të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Kosovës që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve. Pa marrë parasysh se a do të jemi ne prezentë në dialog apo, për ne do të flasin shqiptarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Duke folur rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, Mustafa ka thënë se çfarëdo vendimi që sjellin autoritetet legjitimet të Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta mbështesin fuqishëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.