RCCOLA

Bisedimet pa vullnet, s’kanë bereqet!

/ 2 minuta lexim

Nga Nexhmedin Saqipi – Kohëve të fundit, po flitet hapur se shqiptarët e kanë humbur durimin gjatë bisedimeve me palën serbe, pa përjashtuar palët ndërmjetësuese të ndërkombëtarëve.

Kush është marrë me pleqni e di mirë këtë art, ai që ngutet dhe nervozohet humbë, duhet çdo fjalë të matet mirë, duhet të mos biesh në provokime, duhet të kesh vullnet dhe nijet në këtë mision, duhet të kesh kujdes me palët biseduese, që mos t’i iritosh dhe gënjesh.

Nuk ka bereqet në bisedimet tendencioze, me gëzuar nam e me dal fitues!

Bisedimet pa vullnet nga dy palët nuk kanë sukses, kjo është dëshmuar nga përvojat e mëhershme, të cilat brez pas brezi, na kanë sjell në këto pozita, nga të cilat më shumë kemi dal humbës se sa fitimtarë.

Mobi Casa

Shqiptarët e serbët, janë fqinjë të ndarë me kufij artificial politikë e shtetërorë. Ata kanë pasur fatin e keq, që historikisht të jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe mentalitete e këtyre dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, të huajt, anësorit nuk i dinë dhe nuk i kuptojnë ashtu si munden e dinë ata.

Në këto bisedime duhen të përfshihen njerëz, jo gjithmonë të politikës e pushtetit, por edhe ata që veprojnë pa emocione, pa tendenca, por me argument dhe prova që nuk i dëmtojnë proceset dialoguese, por edhe sikur të zgjasin ato më shumë se sa ne i dëshirojmë.

Tokat tonë shpesh janë djegur e mbi to, ne jemi braktisur dhe plagët i kemi akoma të freskëta, ndaj anësorët qoftë si ndërmjetësues lehtë e kanë të vendosin për fatin e bisedimeve paqësore, në mes dy popujve që deri dje, madje edhe sot shikohen përmes grykës së pushkës.

Pavarësisht këtyre kërcënimeve nuk guxon të humbet dialogu e as negociatat paqësore, ngase vetëm ato të sjellin paqe, stabilitet dhe integritet, pavarësisht nismave të tjera jashtë këtyre proceseve.