FIDANISHTJA

Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është tema më e diskutuar në Kosovë e Serbi që nga viti 2013. Megjithatë, ai nuk u themelua asnjëherë ani pse u kërkua me ngulm nga SHBA e BE.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, të dërguarit amerikanë e evropianë ua dërguan Kosovës e Serbisë draft-statutin e Asociacionit. Palët u takuan për ta çuar përpara marrëveshjen e Ohrit por takimi nuk rezultoi me nënshkrim pasi që presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm ta vendoste firmën, ndryshe nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij ta nënshkruante atë, raporton RTK.

Duke iu referuar këtij drafti, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se për këtë dokument vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese derisa ka kërkuar unifikim të gjithë spektrit politik.

Draft statutin e Asociacionit, hapur e ka kundërshtuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

FIDANISHTJA

E shefi i qeverisë, në fund të vitit që lamë pas, ka thënë se BE e humbi shansin për nënshkrimin e Asociacionit më 26 tetor në Bruksel.

Draft statuti i Asociacionit ngjalli reagime të shumta, në veçanti për moszbulimin e tij për opinionin publik. Këtë dokument e kundërshtuan edhe partitë politike opozitare në vend të cilat së fundmi pranuan nga një kopje nga BE. Për PDK-në, LDK-në e AAK-në në rast se drafti nuk pëson ndryshime, ai është i papranueshëm.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, vazhdimisht ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Në një mesazh urimi për vitin 2024, Hovenier ka thënë se pret nga Kosova e Serbia zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, e cila në thelb ka njohjen reciproke.

Marrëveshje për themelimin e Asociacionit për komunat serbe, Kosova dhe Serbia patën arritur më 2013 dhe më pas më 2015, marrëveshje kjo e cila nuk u zbatua asnjëherë. Në vitin 2015 presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, marrëveshjen për Asociacionin e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kushtetuesja kishte konstatuar se disa nga parimet e Marrëveshjes nuk ishin në vijë me Kushtetutën e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.