Fundamenti

BIPMB: “Diaspora ka qenë , gjithmonë , një krah i fortë për vendlindjen”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në selinë e BIPBM-së, në Bujanoc, kryetari i këtij institucioni Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe Koordinator për lëndën fetare për shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës, priti për një vizitë pune përfaqësuesit e Bashkësisë Islame Shqiptare për Zvicër si dhe kryetarin e Shoqatës Kulturore Humanitare “Jeta“, me seli në Grenchen të Zvicrës.

Nexhmedin ef. Saqipi, të pranishmit i njoftoi për aktivitetet e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pastaj rrjedhat politike, ekonomike, kulturore e fetare në përgjithësi, duke shprehur nevojën për një bashkëpunim të mirëfilltë e institucionalë me diasporën, e cila gjithmonë ka qenë një dorë e zgjatur për ndihmë vendlindjes.

Sipas , Saqipit “Diaspora ka qenë, gjithmonë, një krah i fortë për përkrahje solidarësie qytetarëve të saj, në momentet më të vështira, por edhe tashti kjo popullatë ka nevojë për ndihmë, por nevojitet një interesim më i koordinuar me pushtetet lokale, të cilat si duket pak po tregojnë gatishmëri për një bashkëpunim më të madh në të gjitha fushat: humanitare, kulturore, fetare, sportive etj.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi nga Bashkësia Islame e Zvicrës, Ferid Sulejmani, e falënderoi kryetarin e BIPMB-së, zoti Saqipi, për mikpritjen dhe interesimin e shtuar për bashkëpunim me qytetarët e Luginës, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër. Sulejmani, gjithashtu, shtoi se në Zvicër e më gjerë, jetojnë dhe veprojnë një numër i madh bashkatdhetarësh nga Lugina, të cilët kanë nevojë për një bashkëpunim më të mirë me institucionet vendore dhe të jenë në kontakt dhe të informuar për të gjitha fushat e veprimtarisë, e në veçanti në edukimin dhe emancipimin fetar në diasporë, gjithashtu e njoftoi edhe për organizimin e Shoqatës Kulturore Humanitare “Jeta“ , dhe kontributin e saj në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave për vendlindjen.
Në fund të këtij takimi, Nexhmedin ef.

Saqipi dhe Ferid Sulejmani, u dakorduan, që në të ardhmen, të shtojnë edhe më shumë bashkëpunimin në fushat e ndryshme të aktiviteteve fetare, kulturore, humanitare dhe informative, njofton Qendra Informative e BIPBM, me seli në Bujanoc.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.