Uji Dea

‘Bin Laden’ tejkalon romanet erotike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Libri “No Easy Day”, që flet për vrasjen e terroristit, Osma bin Laden, javën e kaluar ishte më i shituri në SHBA. Libri la pas edhe romanin e njohur erotik “50 Nuancat e të Hirtës”.

Memoaret e Mark Owen (emri i vërtetë i të cilit është Matt Bissonnette), që ishte njëri prej pjesëmarrësve në operacionin ushtarak për vrasjen e udhëheqësit të rrjetit Al-Qaeda, u publikuan më 4 shtator, dhe menjëherë e pushtuan tregun librar në SHBA, njofton revista amerikane ‘Time’.

Pas një promovimi aktiv në media, ky libër u radhit i pari në listën e botimeve më të shitura të web-faqes Amazon.com, ku muajve të fundit ‘sundonte’ romani “50 Nuancat e të Hirtës”.

Është interesante se libri i Owen është paralajmëruar para më tepër se një muaji, dhe se në fund të muajit gusht radhitej në mesin e dhjetë botimeve më të porositura për blerje. Veç kësaj, në javën mes 4 dhe 11 shtatorit, mediat flinin për të për çdo ditë, duke e lidhur atë me shënimin e 11-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

Eco Higjiena

Përpos në Amazon.com, libri u gjend edhe në krye të listës së librave në gazetën ‘USA Today’.

Ishte planifikuar që botimi i parë i memoareve të ketë 300,000 ekzemplarë, por, për shkak të interesimit të madh, tirazhi është shtuar, dhe ka arritur në mbi 500,000 kopje.

Ndryshe, edhe në listën e bestsellerëve, të gazetës ‘The New York Times’, e cila do të publikohet më 23 shtator, libri “No Easy Day” radhitet i pari.