Bimët që shërojnë pagjumësinë
Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë. Sipas nje studimi britanik 1/3 e të rriturve iu frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjese e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nauze. Por studime të ndryshme kanë treguar se kurat natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione.
Pagjumësia (insomnia) është çrregullimi i regjimit të gjumit, vështirësi për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë. Pacientët që vuajnë nga ajo kanë këto simptoma:
-Vështirësi për të rënë në gjumë
-Prishje të gjumit shumë herë gjatë natës dhe vështirësi për të shkuar sërish në gjumë
-Dalja e gjumit herët në mëngjes
– Ndiehen të lodhur kur zgjohen
Livanda
Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni 2 gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.
Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.
Nana
Gjashtë deri dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një ene prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se keni vështirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar.
Aguliçet
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.
Hikerrori
Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.
Meli
Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.
Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.
Qershia
Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë. Sipas nje studimi britanik 1/3 e të rriturve iu frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjese e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nauze. Por studime të ndryshme kanë treguar se kurat natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione. Një studin në 2010 gjeti se pirja e një gote me lëng qershie jo me ëmbëlsues, në mëngjes dhe në mbrëmje, ndihmon në sjelljen e gjumit. Kjo për arsye se qershitë përmbajnë sasi të lartë të melatoninës e cila prodhohet natyrisht në trupin e njeriut për të rregulluar ciklin e gjumë-zgjimit. Kësaj here studimi mbështet përfundimet e para, duke nxjerrë në pah se qershitë apo lëngu natyral i qershive, rrit nivelin e melatoninës në trup. Sipas studimit nëse konsumohet dy herë në ditë lëng qershie, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit, mund ta luftojnë atë në mënyrë natyrale.Pagjumësia (insomnia) është çrregullimi i regjimit të gjumit, vështirësi për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë. Pacientët që vuajnë nga ajo kanë këto simptoma:
Vështirësi për të rënë në gjumë
Prishje të gjumit shumë herë gjatë natës dhe vështirësi për të shkuar sërish në gjumë
Dalja e gjumit herët në mëngjes
Ndiehen të lodhur kur zgjohen
Livanda
Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni 2 gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.
Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.
Nana
Gjashtë deri dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një ene prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se keni vështirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar.
Aguliçet
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.
Hikerrori
Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.
Meli
Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.
Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.
Qershia
Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë. Sipas nje studimi britanik 1/3 e të rriturve iu frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjese e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nauze. Por studime të ndryshme kanë treguar se kurat natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione. Një studin në 2010 gjeti se pirja e një gote me lëng qershie jo me ëmbëlsues, në mëngjes dhe në mbrëmje, ndihmon në sjelljen e gjumit. Kjo për arsye se qershitë përmbajnë sasi të lartë të melatoninës e cila prodhohet natyrisht në trupin e njeriut për të rregulluar ciklin e gjumë-zgjimit. Kësaj here studimi mbështet përfundimet e para, duke nxjerrë në pah se qershitë apo lëngu natyral i qershive, rrit nivelin e melatoninës në trup. Sipas studimit nëse konsumohet dy herë në ditë lëng qershie, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit, mund ta luftojnë atë në mënyrë natyrale.