Bimët që forcojnë zemrën dhe ndikojnë të keni enë elastike të gjakut

Ushqimi i pasur me yndyrë dhe sheqer shpejton krijimin e shtresave dhjamore në muret e enëve të gjakut. Në mënyrë që ky proces të parandalohet, janë disa rregulla, derisa bimë të caktuara kontribuojnë në këtë.
1. Kaçja forcon muskulin e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut dhe ndikon mirë kundër bllokimit të enëve të gjakut. Shumë e përdorin në formë të pikave, tinkturë, shurupe dhe ekstrakte nga kaçja, por edhe kokrrat e thara. Çaji përgatitet nga gjethet dhe lulet e thara.
2. Nenexhiku pastron gjakun prej yndyrave dhe ndikon në tretje më të mirë.
3. Veshtulla në doza të caktuara është rregulluesi më i vlerësuar i metabolizmit dhe çrregullimeve hormonale, që është një nga faktorët kyç në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
4. Majdanozi është i pasur me vitamina C dhe parandalon shfaqjen e arterosklerozës, e me këtë edhe sulmin në zemër dhe në tru.
5. Arrat rregullojnë nivelin midis kolesterolit të keq dhe atij të mirë dhe kështu parandalojnë formimin e trombociteve në enët e gjakut.
6. Bademi është i pasur me vitamina E dhe yndyra natyrale që ndikojnë pozitivisht në elasticitetin e enëve të gjakut, që parandalon pëlcitjen e tyre.
(Kosova Sot)